Rasti ‘Ëmbla’, reagon Grubi: E kemi obligim implementimin e parimeve të inkluzivitetit

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/02/2022

I shqetësuar nga rasti me Ëmbla Ademin, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Ai ka thënë se ka kontaktuar me prindin e Ëmblës për t’i ofruar e shprehur mbështetje familjes.

Zëvendëskryeministri i parë ka thënë se implementimi i parimeve të inkluzivitetit është obligim i çdo shkolle dhe institucioni.

“I shqetësuar nga rasti i Ëmblës së vogël në SH.F. “Bashkimi” në Gostivar, kontaktova sot përmes telefonit prindin e saj për t’i shprehur mbështetje familjes dhe vajzës së tyre, duke vendosur në veprim të gjitha mekanizmat në mbrojtje të së drejtës së arsimit inkluziv. Implementimi i parimeve të inkluzivitetit është obligim i çdo shkolle dhe institucioni, përgjegjësi morale e çdo njeriu dhe bazë e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë mbi vlerat e larta njerëzore”, ka shkruar Grubi.

Përpos me prindin e Ëmblës, Grubi njofton se ka kontaktuar edhe me ministrin, Jeton Shaqiri, për ta përgëzuar për vendimin e tij të shpejtë për rikthimin e Ëmblës në bankat shkollore.

“Përgëzova ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqirin për intervenimin e menjëhershëm pas denoncimit të këtij rasti dhe rikthimin e Ëmblës së vogël aty ku e ka vendin, në shkollën e saj bashkë me fëmijët e tjerë”, përfundon zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

TË FUNDIT

Gjesti për Xhenetën: As sytë….

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit pas deklaratave të tij: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

Konfirmohet koalicioni mes LVV-së e NISMA-s: Këto janë kërkesat e Limajt

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...

LEXO MË SHUMË