Rasti i një vjedhjeje: Hajdutë e idiotë…

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/01/2023

Nuk ka zgjatur shumë “lumturia” e nënë e bir, ku e para vodhi një shumë prej 150 mijë eurosh në familjen ku shërbente si pastruese e i dyti bënte qejfi me ato çfarë bleu me to, makina luksoze.

Për më tepër, i riu Havier Dobi dhe ia bënte me dije publikut më rrjete llojin e jetës që bënte, tipike prej asaj tashmë të shndërruar në sëmundje vanitoze, duke pozuar me makina të shtrenjta me pamje prej garipi.

Kjo është idiotësia e parë, ngase kur ke vjedhur, së paku inteligjenca, edhe pse amorale, ta do të fshihesh, të hiqesh me jetë të thjeshtë e modeste.

Idiotësie e dytë, po aq e madhe gjithashtu sa e param është iluzioni i krijuar se me para të vjedhura do mund të shijosh jetën. Eshtë thjesht një iluzion, varet thjesht se sa zgjat, por ka një fund, siç dhe në këtë rast.

Te Sheshi
Rasti i një vjedhjeje: Hajdutë e idiotë…
Nënë e bir zgjedhin të (vetë)gënjehen dhe (vetë)poshtërohen
Nga TE SHESHI 07/01/2023 Reading Time: 3 mins read
A A
Rasti i një vjedhjeje: Hajdutë e idiotë…
122
SHPËRNDARJE
Nuk ka zgjatur shumë “lumturia” e nënë e bir, ku e para vodhi një shumë prej 150 mijë eurosh në familjen ku shërbente si pastruese e i dyti bënte qejfi me ato çfarë bleu me to, makina luksoze. Për më tepër, i riu Havier Dobi dhe ia bënte me dije publikut më rrjete llojin e jetës që bënte, tipike prej asaj tashmë të shndërruar në sëmundje vanitoze, duke pozuar me makina të shtrenjta me pamje prej garipi.

Kjo është idiotësia e parë, ngase kur ke vjedhur, së paku inteligjenca, edhe pse amorale, ta do të fshihesh, të hiqesh me jetë të thjeshtë e modeste.

Idiotësie e dytë, po aq e madhe gjithashtu sa e param është iluzioni i krijuar se me para të vjedhura do mund të shijosh jetën. Eshtë thjesht një iluzion, varet thjesht se sa zgjat, por ka një fund, siç dhe në këtë rast.

Tashmë radhën e ka ndëshkimi ligjor dhe (vetë)poshtërimi. Tashmë, si e ëma që vodhi, Rozeta Dobi 59 vjeçe, e si i biri fluturak nga mendte, do dëshironin që mos ndodhte, jo zbulimi i tyre por vjedhja e 150 mijë eurove. Ndaj, po të ishin të mençur, e sigurisht cipëpaplasur, nuk do e kishjin bërë.

Për ç’rast është fjala konkretisht:

Nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si punonjëse mirëmbajtjeje.

Policia tha se ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar Inside. Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve: Rozeta Dobi, 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë”, tha policia.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën policore.

Po si qe organizuar vjedhja?

Gruaja 49-vjeçare kishte sajuar një vjedhje të mundshme në shtëpinë ku shërbente, duke bërë rrëmujë gjithçka, gjasme e shkaktuar nga hajdutë. Por hetimet kanë zbuluar, falë idiotësisë së tyre që kanë rënë në sy për bërjën e parave të vjedhura “rrush e kumbulla” se janë ata autorët, nënë e bërë.

TË FUNDIT
14 orë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën
15 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
1 ditë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
2 ditë
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale
3 ditë
Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

ME TE LEXUARA

14 orë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën
15 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

LEXO MË SHUMË

david cameron

Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

ksamil sarande

“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

edi rama shkup

Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

policia-shqiperi shqiptare

Terrori gjatë natës në Durrës/ 40-vjeçari mori peng fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov! Të shtëna edhe ndaj RENEA-s

Edi Rama

Media greke pas takimi të Ramës me shqiptarët në Athinë: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë përballë një ngërçi

edi rama

Rama flet për Çamërinë nga Athina: Emigrantët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza

vlora2

Vlora çel sezonin turistik, synon të jetë destinacioni kryesor i pushuesve

INFO

NA NDIQ