Rasti “Lagja e Trimave” në Kumanovë, u harrua hetimi ndërkombëtar i shumëpërfolur nga Ahmeti dhe Zaev

Picture of Ina Online
Ina Online

24/01/2025

Tanimë do të mbushen 10 vjet nga ngjarjet e armatosura në lagjen e njohur si “Lagja e Trimave” në Kumanovë, për të cilin edhe pse ka vendim gjyqësor dhe janë dënuar grupi i ashtuquajtur i “Kumanovës”, ende nuk është e zbuluar e vërteta.

Nuk dihen porositësit, është kërkuar hetim ndërkombëtar nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe të tjerë, por asgjë nuk është bërë, përcjell INA.

Nga Qeveri aktuale thonë se janë të interesuar për hetim ndërkombëtarë.

“Po sigurisht se duhet të nxitet dhe të kryhet një hetim ndërkombëtar. Por për momentin e dijmë se në çfarë gjendje është gjyqësori. Do të punojmë në këtë plan që të zbardhet e vërteta”, theksoi për INA një zyrtar i Qeverisë.

Hetimi për të kuptuar motivet e grupit të armatosur ishte premtuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pak ditë pas përleshjes së armatosur.

“Kjo do një hetim shumë të fortë, por që do edhe angazhimin e hetuesisë ndërkombëtare sepse nuk është aq e thjeshtë të shohim deri në inde se në shërbim të kujt ishin, çfarë qëllimi kishin dhe çka deshën të realizojnë”, kishte deklaruar pak muaj më vonë pas ngjarjes, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Duke u thirrur në Qeveri reformatore, edhe kryeministri Zoran Zaev pak muaj pas marrjes së mandatit kishte premtuar një hetim ndërkombëtar për Lagjen e Trimave.

“Po i shqyrtojmë mundësitë se si do të ishte e mundur që të bëhet ai hetim në rastin Kumanova. Është e shkruar edhe në programin qeveritar se për të gjitha vendimet gjyqësore të cilat janë në interes të qytetarëve të mos ketë dilema, paqartësi dhe reagime. Besoj se do të gjejmë mënyra me faktorin ndërkombëtar me qëllim që të bëhet hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova”, ish-kryeministri Zoran Zaev, deklaroi në vitin 2018.

Paraprakisht një gjë të tillë e kishte premtuar edhe ish-ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.“Ne si Qeveri kemi marr për obligim që të bëjmë hetim plotësues edhe atë ndërkombëtar me qëllim që opinioni ta kuptojë të vërtetën për këtë rast”, pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Premtime dhe kërkesa të ngjashme ishin dhënë edhe në Kosovë, duke përfshirë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, por edhe nga kryeministri aktual Albin Kurti. Kyçjen e faktorit ndërkombëtar në hetimin e rastit të Kumanovës e kanë kërkuar edhe të gjitha partitë politike shqiptare.

Hetimin ndërkombëtar për rastin Lagja e Trimave e kërkuan edhe familjarët e të dënuarve për këtë rast para godinës ku pak javë më parë po mbahej mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Për të njëjtat arsye familjarët kanë protestuar disa herë nëpër qytete të ndryshme me qëllim inicimin e hetimit ndërnacional.Për rastin e Lagjes së Trimave, u shqiptuan 746 vjet burgim për 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 7 prej të cilëve me burg të përjetshëm. Në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë mbetën të vrarë 10 pjesëtarët të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë.(INA)

TË FUNDIT

Kontingjenti italian dhe çek i KFOR-it kryejnë ushtrime në Kosovë

Punësime të sigurta për 1.180 infermierë dhe 600 specializantë deri në fund të vitit

Letra prekëse e Ish- ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Frashër Oseku, drejtuar veteranëve: Nuk jemi ne ata që luftuam për ta pasuruar një grusht njerëzish

Mexhiti mbështet Kasamin: Nëse ka rrugë me emra nga Rusia dhe Ukraina, pse të mos ketë edhe nga historia shqiptare?

Perinski: Kryetarët e komunave përshëndetën thirrjen e dytë publike për ndarjen e ndihmës financiare për komunat

Valbon Limani, kandidat potenciali VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË