Rasti “Monstra”, avokati Raufi: Ka “bomba” që nuk bëhen publike

Shpresat për zbardhje të plotë të rastit “Monstra” ishin të mëdha para se në pushtet të vijë kryeministri Zoran Zaev. Përgjimet e ashtuquajtura “bomba” që ai kishte për këtë lëndë, thoshte se do të zbardhin shumë për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

“Atë çfarë do të zbardh janë biseda telefonike dhe sms porosi, unë nuk do t’i interpretoj, publiku do t’i interpretojë, si edhe procesin e deritanshëm. Ajo e vërtetë do të japë përgjigje për shumë pyetje. Mundet që ky proces nuk do t’i japë të gjitha përgjigjet, por do të japë përqindje të madhe të përgjigjeve dhe do të pastrojë shumë mjegull që ende është mbi këtë proces”, tha Zoran Zaev (03.04.2015).

Zotimet se përgjimet do të zbulojnë diçka më shumë, vazhduan edhe më tej.

“Po, rasti “Monstra”, apo vrasja te Liqeni i Smillkovës, e prologojmë për një periudhë, por unë të vërtetën e kam premtuar te qytetarët dhe ajo e vërtetë do të zbardhet totalisht”, u shpreh Zoran Zaev (21.05.2015).

Pak ditë pas kësaj, Zaev në intervistë për “Di Cajtin” gjerman tha se njerëz të pafajshëm janë në burg për ngjarjet e Smillkovës, por më pas deklaroi se deklarata i është keqinterpretuar. Paralajmëronte se do të zbulohej një e vërtetë e dhimbshme.

“Gjithsesi se me zbardhjen e së vërtetës për Liqenin e Smillkovës, ose projektin e Qeverisë “Monstra” siç e quajnë në padinë penale, do të zbardhë të vërtetë të hidhur. Ekzistojnë dyshime të mëdha për atë se çfarë ka ndodhur në rastin “Monstra”, theksoi Zoran Zaev (27.05.2015).

Megjithatë “bombat” e ish-liderit të opozitës, tani Kryeministër, asnjëherë nuk zbardhën asgjë në për këtë rast. Të njëjtat, edhe krahas shpresave të mëdha, asnjëherë nuk e ndryshuar rrjedhën e procesit gjyqësor. E mbi të gjitha, ajo që asksuh nuk e di, është se cili është motivi për vrasjen e 5 të rinjve.

“Motivi asnjëherë nuk mund të zbulohet, nuk mund të detektohet motivi, po të mos i kesh fajtorët në gjyq, fajtorët e vërtetë”, deklaroi Naser Raufi – avokat.

Avokati mbrojtës i të akuzuarve, Naser Raufi, thotë nuk ka diskutim që rasti është i “montuar”, ndërsa është puna e Ministrisë së Brednshme që fajtorët e vërtetë t’i sjellë para gjyqit. Raufi beson se ka edhe bomba që nuk bëhen publike.

“Unë besoj me të vërtetë besoj se ka bomba. Besoj se edhe shërbimet sekrete e kanë ditur dhe e dijnë se kush janë vrasësist dhe fajtorët, mendoj se do të vijë dita dhe do të dihet se kush janë ata që janë involvuar në këtë krim. Mendoj se ato bomba dikush edhe i posedon por sigurisht është edhe ndonjë motiv tjetër që nuk jepen, ndonjë interes që ne si pale mbrojtëse nuk mund ta dijmë”, potencoi avokati Naser Raufi.

Për Monstrën u pyet edhe Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Në fillim tha se si qeveri nuk përzihen në punën e gjyqësorit, më pas shtoi se angazhimi i vetëm i pushtetit ka qenë rigjykimi i rastit.

“Ne në këtë proces nuk kemi ndërhyrë asnjëherë përveç se kërkesës për ripërsëritje të këtij gjykimi në tërësi dhe këtë e kemi arritur. Tash është çështje e autoriteteve gjyqësore, të gjykatës dhe prokurorisë, si dhe të mbrojtjes, për ta çuar këtë process deri në fund”, u shpreh Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Në seancën e djeshme për fjalë përfundimtare, Prokurorja Fatime Fetai, tha se dy të arratisurit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq si dhe Agim Ismailoviq i kanë kryer vrasjet. Haki Aziri akuzohet se u ka ndihmuar por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. E sa i përket Fejzi Azirit, prokuroria atë e akuzon për veprën se ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhequr ngase nuk ka prova./TV21