Rasti “Monstra” do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut

ina-online
ina-online

16 Shtator, 2023

Avokati mbrojtës i të dënuarve në rastin Monstra paralajmëron se vendimi i Gjykatës Supreme do të dërgohet në gjykatën e Strasburgut, shkruan Alsat.

Naser Raufi thotë se vendimi i Supremes për të hedhur poshtë ankesat e dënuarve është i padrejtë, madje ai shprehet i bindur se zvarritja e procesit gjyqësor dëshmon se “Monstra” është rast i montuar.

“Ne do të aplikojmë te Gjykata e Strasburgut, kemi afat për pranimin e aktgjykimit prej 4 muaj për aplikim. Dhe mendoj qe këtu flagrante është dhe është dëshmuar se është thyer edhe mbrojtja, në shumë momente në shumë stadiume te gjykimit…Edhe para 11 viteve kur filloi kjo lëndë, te jemi te qarte se kishim dëshmi për këtë lëndë se këta nuk ishin fajtorët, kjo lëndë nuk do te zgjaste 11 vjet. Do te kryhej për 1 vjet ose 2 vjet. Vetë fakti që një dekadë bën rasti, tregon se është rast klasik i montuar”, tha Naser Raufi, avokat.

Gjykata Supreme një ditë më parë i hodhi poshtë ankesat e të dënuarve në rastin “Monstra” Alil Demiri, Agim Ismailoviq dhe Afrim Ismailoviq, duke e lënë në fuqi aktvendimin e Apelit. Në vitin 2017, Supremja e riktheu në shkallë të parë “Monstrën”. Pas rigjykimit 5 persona u shpallën fajtorë. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, në mungesë u dënuan me burg të përjetshëm, njëjtë sikurse edhe Agim Ismailloviq për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet heqje lirie, ndërsa Haki Aziri me 9 vjet burg. Sami Luta u shpall i pafajshëm. Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës ndodhi më 12 prill të vitit 2012./ Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

svecla gazmend hoxha

Hoxha: Ky ishte qëllimi Serbisë me sulmin në Banjskë

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

INFO

NA NDIQ