Rasti në shkollën e Kërçovës: Inspektorati i Arsimit do ta hetojë incidentin! (VIDEO)

Picture of INA
INA

16/05/2023

Inspektorë nga Inspektorati i Arsimit nesër do të kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në shkollën fillore “Sande Shterijovski Pashin” në Kërçovë, ku sipas pretendimeve të Sinan Ibishit, djali i tij është sulmuar fizikisht nga mësuesja, njofton KlanM.

Drejtori i këtij Inspektorati Halit Ferati thotë që pas inspektimit do të dalin me informacione të detajuara se çfarë ka ndodhur saktë në këtë shkollë dhe çfarë masa do të ndërrmeren.

“Në lidhje me rastin nga lajmi i marrë nga mediumet ku pretendohet se në SHFK “Sande Shterjoski” Kërçovë kujdestarja e klasës ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, Ju njoftojmë se nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, nesër me datë 17.05.2023 do kryhet inspektim i jashtëzakonshëm në shkollën e lartpërmendur dhe do të merren masa në pajtim me ligjin për arsim fillor” – tha Halit Ferati, drejtor në Inspektoratin e Arsimit.

Ndryshe, sic njofton KlanM, dje Sinan Ibishi rrefeu se si është sulmuar djali i tij nga mesuesja, ndërsa e njëta ka mohuar se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nxënësit.

“Është i dëmtuar te syri. E kam të gjithë dokumentacionin prej te spitali. Isha edhe në polici e panë se syrin e ka të dëmtuar. Tash duhet të vi në Shkup. Ndoshta duhet sërish ta bëjë operacion. Është në gjendje të keqe. Në stres, trembet” – deklaroi Sinan Ibishi, prind i fëmijut.

“Ai atë qe e ka paraqitur është rrenë. Është shpifje” – tha Adelina Xhambazi, mësuese.

Drejtori i shkollës Rrahim Pinjoll, sic njofton KlanM, tha se është i shqetësuar nga rasti dhe se dëshiron që e verteta të del në shesh. Ndërsa ngjarja është paraqitur edhe në polici dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon që të përfshihen në projektet e investimeve të reja

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË