Rasti “PERANDORIA” i Prokurorisë Speciale, përveç Kamçevit, i dyshuar edhe Mijallkov

0

Perandoria e biznesmenit Orce Kamçev nën hetim të Prokurorisë Speciale. Hetimi i ri i Katica Janevës mban pikërisht emrin kodues “Perandoria”. Të dyshuar janë gjithsej 13 persona. Përveç Kamçevit, në mesin e tyre është edhe ish drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Hetimi i Speciales ka treguar se ka baza që t’i ndjek për disa vepra edhe atë: bashkim kriminal, dëmtim apo autorizim të kreditorëve, shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim e pastrim parash.
Gjatë procedurës para-hetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetimore si dhe me zbatimin e masave të posaçme hetimore, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme prej ku doli dyshimi i bazuar se në periudhën 2002 deri 2013, të dyshuarit i kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen edhe përmes personave juridik që kanë qenë apo janë në pronësi të tyre”. -theksuan nga PSP

Hetuesit dhe prokurorët e Speciales me ndihmën e policisë në orët e hershme të mëngjesit kanë kryer kontroll në kompanitë e Kamçevit, por edhe në kompaninë “Pelisterka” nga Manastiri. PSP-ja është duke grumbulluar dëshmi për dyshim serioz për krim financiar dhe pastri parash. Për pesë nga të dyshuarit nga gjykata kërkohen masa kujdesi. Jozyrtarisht në mesin e tyre është edhe manjati Orce Kamçev.

Gjatë ditës së sotme nga kjo Prokurori Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme janë realizuar 12 bastisje dhe janë privuar nga liria pesë nga personat e dyshuar të cilët gjatë ditës do të nxirren para gjykatësit me procedurë paraprake dhe për të cilët do të kërkohen masa për të siguruar prezencë”. – u shprehën nga PSP

Përveç paraburgim të mundshëm për pesë të dyshuarit, PSP do të kërkojë ngrirje të pronës me zgjerimin e hetimit me persona të tjerë./Alsat-M