Rasti Radoiçiq, flasin nga INTERPOL-i

INA
INA

07/12/2023

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL së fundmi ka lëshuar një flet-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Ky flet-arrest lidhet në lidhje me sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë.

Lidhur me këtë flet-arrest, media ka kontaktuar me INTERPOL, të cilët kanë deklaruar se nuk komentojnë për raste ose individë të veçantë.

“Ju lutemi vini re se Organizata nuk komenton për raste ose individë të veçantë, ju këshillojmë të kontaktoni autoritetet përkatëse kombëtare”, thuhet në përgjigjen e INTERPOL për telegrafin.

Tutje INTERPOL ka shtuar se nuk lëshon udhër-arreste por alarme ndërkombëtare që njihen “Red Notices”.

“Për informacionin tuaj të përgjithshëm, INTERPOL nuk lëshon urdhër-arreste, me kërkesë të vendeve anëtare dhe pas kontrolleve të pajtueshmërisë INTERPOL lëshon alarme ndërkombëtare në kërkim të njohur si “Red Notices””, kanë deklaruar nga INTERPOL-i.

Në anën tjetër ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka konfirmuar për Telegrafin se urdhri për flet-arrest është lëshuar me ndërmjetësimin e UNMIK-ut, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

tabela-open-balkan-ballkani-hapur

Tregu i vetëm i punës në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Serbi

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

vucic dodik

“Bota serbe” përmes Parlamentit të Malit të Zi

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

shaip kamberi vucic

Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin, zbardhen detaje nga diskutimet – ja çfarë kërkoi deputeti shqiptar

IMG_9304

Krstinovska: Propaganda kineze në Ballkan, Serbia mbështetet te Kina për ta bllokuar Kosovën

INFO

NA NDIQ