Rasti “Reket”, sot do të flas prokurori shqiptar i Prokurorisë Speciale

0

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Burim Rrustemi sot pritet të jap deklaratë lidhur me rastin “Reket”. Ai është thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme për tu deklaruar lidhur me rastin e zhvatjes së 1.5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, i cili për ia dha paratë shoumenit Boki 13 dhe një biznesmeni që i kishin premtuar se do ta hiqnin nga procesi i ndjekjes nga Prokuroria Speciale për rastin e koduar “Perandoria” për pastrim parash dhe keqpërdorime, përcjellë INA.

Burim Rrustemi javën e kaluar u përmend nga kolegia e tij Lile Stefanova, e cila tha se bashkë me të kishin përgatitur lëndën për rastin “Perandoria”, por se në fund gjithçka kishte vendosur kryeprokurorja speciale Katica Janeva.
“Më 16 prill të vitit 2019, në zyrën e Katica Janevës, u mbajt takim mes neve prokurorëve të PSP-së në të cilin ajo na i kumtoi disa vendime për rastin “Perandoria” dhe “Banka Postare”. Na u dha urdhër që më së voni më 6 maj të vitit 2019, ti dorëzojmë raporte për dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit në të dy rastet e që të dyshuarit duhet t’ia paguajnë shtetit. Pastaj lëndët duhej të mbylleshin dhe të dyshuarit nuk duhet të shkonin në burg. Megjithatë unë me prokurorin Burim Rrustemi vazhduam me përpilimin e raportit dhe përpos dëmit të shkaktuar apo paratë që duhej ti paguanin të dyshuarit, kishim shënuar edhe dënimet eventuale me burg që janë në pajtueshmëri me Kodin Penal” ka shpjeguar Stefanova. (INA)