Rasti “Sazdo”, ulet dënimi për Belën e Demirin

Gjykata e Apelit në Shkup, siç mëson gazeta KOHA, në shqyrtimin e ankesave për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit, kundër të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri, ka sjellë vendim që të njëjtëve dënimi t’u zvogëlohet për dy vite. Kësisoj, dënimet paraprake nga 19 vite burg për Belën dhe Demirin, me vendimin e fundit të Apelit, i cili ende nuk është publikuar, janë zvogëluar nga 17 vite burg.