Rasti Sejdini, Policia Financiare shqyrton kallëzimin penal

INA
INA

11 Korrik, 2023

Policia Financiare është duke punuar në verifikimin e pretendimeve nga kallëzimi penal kundër kreut të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini.

Në rrethana jo zyrtare nga ky institucion na thanë se është formuar lëndë e cila po shqyrtohet, por pa dhënë afat konkret për aktivitetet e mëtejshme. Ndërkohë në Qeveri, respektivisht zëvendëskryeministrja për Qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska vazhdon heshtjen. Kjo e fundit bashkë me organin ekzekutiv më 28 qershor kanë pranuar kallëzimin penal anonim kundër kreut të Administratives, por deri tani nuk e kanë parë të rrugës që të reagojnë madje as pas deklarimit të Sejdinit i cili ditë më parë hodhi poshtë akuzat dhe i cilësoi tendencioze.

Kallëzimet penale përmbajnë pretendime të cilat sipas denoncuesve, Sejdini në cilësinë e kreu të Gjykatës Administrative ka shpërndarë lëndë në mënyrë manuale dhe duke keqpërdorur sistemin AKMIS, ka vjetërsuar qëllimisht lëndë financiare dhe ka kryer punësime nga familje të njëjta për të cilat sipas tyre krijohet bazë për konflikt interesi.

Sejdini ditë më parë përmes një konference për media hodhi poshtë të gjitha pretendimet, duke thënë se gjatë mandatit të tij nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje manuale të lëndëve gjyqësore. Sipas tij, kallëzimet kanë për qëllim prishjen e imazhit të tij dhe të institucionit. Ndërkohë Komisioni për parandalimin e korrupsionit njoftoi se është formuar lëndë dhe po punohet në drejtim të vërtetimit të pretendimeve. Ndërkohë Këshilli Gjyqësor pas denoncimit të marrë vendosi që në shtator të formon Komision për kontroll në Gjykatën Administrative. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ