Prokuroria për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk posedon asnjë dëshmi për veprat penale, të cilat i ngarkohen prokurorit Dragi Rashkovski, konsideron mbrojtja e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.
Vetë Rashkovski, në seancën e sotme për rastin “Softuerët” në fjalën e tij hyrëse, tha se gjatë këtij gjykimi do të dëshmojnë se çfarë forenzike digjitale duhet të kemi.
“Është shumë e vështirë të gjeni mace të zezë në hapësirë të zezë. Akoma më vështirë është që të gjeni nëse nuk ka. Gjatë këtij gjykimi do të dëshmojmë macja e zezë nuk ekziston. Shumë dëshmi relevante janë fshehur nga gjykata dhe nga ne, gjegjësisht shkrim-raportimi në Prokurorinë publike se dy softuerët janë vendosur në funksion”, tha i pandehuri i parë Rashkovski.
Ai njëherit paralajmëroi se nga Gjykata do të kërkojnë në vendngjarje të vërtetohen nëse softuerët punojnë dhe nëse kabinat janë vendosur.
mes tjerash, i pandehurit Rashkoski theksoi se Prokuroria publike nuk ka pasur informacion për kompetencat e Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.
Prokurorja, Vilma Ruskovska, në fjalën e saj hyrëse theksoi se në këtë procedurë përmes dëshmive do ta bindin gjykatën se i pandehuri Dragi Rashkovski i ka shpenzuar në mënyrë joracionale dhe joproduktive paratë e popullit për kamera, kabina, të cilat, një pjesë ndodhen në hapësirat e Qeverisë dhe askush nuk ka shpjegime.
“Do të dëshmojmë se e ka keqpërdorur pozicionin për qëllime të tij personale materiale”, paralajmëroi Ruskoska.
Gjykimin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Fanka Jançulleva-Mihaillovska, ndërsa si përfaqësues i prokurorisë në seancën e sotme është paraqitur prokurorja Vilma Ruskoska. Seanca e ardhshme për rastin “Softueri” është caktuar për më 24 mars.