Rasti “Titanik” sot në gjyq, udhëhiqet nga prokurorja speciale e përmendur tek “Reket”-i

0

Në Gjyqin themelor në Shkup sot pritet të vazhdojë procesi “Titanik” për parregullësi zgjedhore që udhëhiqet nga Prokuroria Speciale dhe prokurorja e saj Lile Stefanova, e cila së fundi u përmend në rastin “Reket”. Seanca e fundit ishte zhvilluar më 5 korrik, por ajo u shtye për mungesën e Mile Janakievskit- ish-ministrit të Transportit dhe zyrtarit të VMRO-DPMNE-së, për shkaqe shëndetësore.

Në këtë rast janë të ngarkuar edhe ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelko dhe të tjerë. Ata dyshohen për keqpërdorime dhe parregullësi zgjedhore, financim të paligjshëm, etj. (INA)