Ratkoceri: “Kështu do të duket Qeveria e ardhshme”

Provokimi me Zhelinën i BDI-së, konkretisht i Ali Ahmetit duket veprim politik egoist i kalkuluar mirë, ndersa moralisht shumë diskutabil. Kështu shkruan në profilin e tij gazetari, njëherësh botues i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, sipas të cilit, situata në Maqedoni, njëjtë sikurse dikur në Kosovë, megjithatë do të prodhojë zgjedhje të parakohshme dhe një BDI më të fuqishme, e cila në 10 vitet e ardhshme, do të betonojë pushtetin bashkë me VMRO-DPMNE-në.

Statusi i plotë i gazetarit Ratkoceri:

“Albin Kurtin herën e parë e rrëzoi nga qeveria Agim Veliu i Llapit, përafërsisht si tek ne – që duket se Blerim Sejdiu i Zhelinës e rrëzoi qeverinë aktuale. Edhe Ali Ahmeti njejtë si Albin Kurti, duke shfrytëzuar pushtetin e madh, provokuan qëlimisht partnerët më të vegjel duke i “larguar”, gjithnjë duke parashikuar me saktësi apsolute veprimin e tyre pas kësaj. Pra, veprim politik egoist i kalkuluar mirë, ndersa moralisht shumë diskutabil. Dihet çka prodhoi kjo në Kosovë, një super Albin Kurti me mbi 50 për qind përkrahje gjë që e njëjta mund të ndodhë edhe në Maqedoni. Pra, një BDI edhe më të fuqishme në vota dhe bashkë me VMRO-në, për 10 vite do t’i kemi të betonuar në pushtet. Çfarëdo qeverie që mund të krijohet tani nëpër tavolina, duke përfshirë edhe këtë BDI- LSDM, të pashmangshme brenda një kohe të shkurtër do të prodhojnë zgjedhje të parakohshme. Beteja momentale është se kujt do t’i mbetet ‘kopili te dera’.