Raund i ri bisedimesh Kosovë – Serbi

0

Më 18 korrik të këtij muaji do të filloj një raund i ri i bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i radhës sërish do të realizohet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vucic.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e Federica Mogherinit.

Në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare, transmeton lajmi.net.

“Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18u korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thotë fillimisht njoftimi i publikuar në faqen zyrtare.

“Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intesifikuar”, thuhet në komunikatë.

Komentet

komentet