Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Picture of Ina Online
Ina Online

02/11/2025

Në Maqedoninë e Veriut sot (2 nëntor 2025) zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, në të cilin qytetarët votojnë për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre vendvotime në komunën e Shuto Orizarit për këshilltarë komunalë, përcjell INA.

Të drejtë vote kanë 1.013.375 qytetarë. Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në 19:00, kur do të mbyllen kutitë e votimit. Përpos Shkupit, gara e rëndësishme do të jetë edhe në Tetovë, Kërçovë, Strugë, Kumanovë dhe komuna tjera.

Procesin zgjedhor e ndjekin gjithsej 1.598 vëzhgues, nga të cilët 933 janë të huaj, ndërsa 651 ndërkombëtarë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i mbajtur më 19 tetor, u zgjodhën këshilltarët komunalë në 79 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe kryetarët e 44 komunave, të cilët tashmë e kanë marrë detyrën.

Në këto zgjedhje lokale, për gjithsej 81 poste të kryetarëve të komunave garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë morën pjesë mbi 10.490 kandidatë nga 576 lista zgjedhore.

Kandidatët që marrin pjesë në zgjedhje janë propozuar nga 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe qytetarësh ose kandidatura të pavarura.

Megjithatë, në katër komuna – Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë – zgjedhjet për kryetarë komunash nuk patën sukses, pasi nuk u arrit cenzusi i nevojshëm që të votojnë të paktën një e treta e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore. Për këto katër komuna, do të shpallen zgjedhje të reja pasi të publikohen rezultatet përfundimtare të raundit të dytë. Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut mbahen çdo katër vjet, dhe këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit në vitin 1991.(INA)

TË FUNDIT

Linjë telefonike falas për parregullsitë zgjedhore

Mbi 1.600 vëzhgues do ta ndjekin raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Ali Ahmeti: Votova me bindjen për paqe, barazi dhe dinjitet

“Nuk janë problem turqit, synimi është të destabilizohet rruga drejt BE-së”, reagon Reisi Fejziq për ngjarjet në Mal të Zi

Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

ME TE LEXUARA

1
Linjë telefonike falas për parregullsitë zgjedhore
1
Mbi 1.600 vëzhgues do ta ndjekin raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
1
Ali Ahmeti: Votova me bindjen për paqe, barazi dhe dinjitet
1
"Nuk janë problem turqit, synimi është të destabilizohet rruga drejt BE-së", reagon Reisi Fejziq për ngjarjet në Mal të Zi
1
Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese

LEXO MË SHUMË