Reagim i Akademisë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Picture of INA
INA

27/09/2023

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Kryesia e saj, njofton se është duke ndjekur me shqetësim ngjarjet më të fundit në veriun e Kosovës.

“Ndihemi thellësisht të indinjuar me këto zhvillime, me sulmet e koordinuara terroriste mbi institucionet e Republikës së Kosovës, mbi sovranitetin dhe integritetin e saj dhe jemi njëkohësisht mbështetës të palëkundur të veprimeve të domosdoshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organeve të rendit dhe të sigurisë, të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare. I dënojmë me ndjenjën më të fuqishme të revoltës dhe indinjatës këto akte terroriste të Serbisë, të drejtuara kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës, kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kundër rendit të saj kushtetues. Ne kemi tërhequr vërejtjen me shumë se një herë, se Serbia është kthyer në faktorin kryesor destabilizues të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. “Bota serbe”, versioni ballkanik i “botës ruse”, nga një program nacionalist i institucioneve akademike është kthyer tashmë në kredo politike dhe ideologjike të institucioneve shtetërore dhe vendimmarrëse të Serbisë. Jemi po ashtu të shqetësuar që një akt terrorist, siç është ky i fundit, synohet të përdoret si pretekst nga qarqe arriviste shqiptare, për të “ridizajnuar” historinë, tashmë të përmbyllur, të themelimit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, ndihemi të prekur nga humbja e jetës së oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut. Bashkëndjejmë me të afërmit dhe familjen e të ndjerit dhe përulemi para sakrificës dhe ndjenjës së përgjegjësisë të çdo mbrojtësi të rënë për liri dhe sovranitet”, thuhet në reagim. (INA)

TË FUNDIT
11 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
1 ditë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
1 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!
2 ditë
Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
1 ditë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
11 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

LEXO MË SHUMË

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

DASH Uashington Departamenti

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Ramush haradinaj fatmir Limaj

Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!

sheshi prishtines

Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

euro

Qytetari e gjen çantën me mbi 7 mijë euro, e dorëzon në polici

Pjeter-Shala-850x472-1

Më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës

vjosa osmani okb un

Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin

kurti mediat

Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

INFO

NA NDIQ