Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

Picture of ina-online
ina-online

28/09/2023

Federata e Futbollit të Kosovës dënon me ashpërsi incidentin dhe fyerjen e rëndë të natyrës shoviniste që ndodhi në stadiumin “Karaiskakis”, në ndeshjen e kampionatit grek mes Olympiakosit dhe Arisit, mbrëmjen e kaluar.

“Shfaqja e pankartave kundër Kosovës dhe lavdërimi i grupit të terroristëve që pak ditë më parë kryen agresion ndaj shtetit të Kosovës, është një shkelje e rëndë e vlerave të futbollit dhe shprehje e gjuhës së urrejtjes mes popujve.

Ky incident është i papranueshëm dhe nuk ka vend në botën e futbollit.

Ne jemi të vetëdijshëm për lidhjen e fuqishme të grupit të tifozëve të Olympiakosit me grupet radikale të tifozëve në Serbi, dhe për faktin se disa prej tyre janë serbë të infiltruar në këtë grup. Megjithatë, jemi të indinjuar nga mungesa e reagimit të Federatës Greke të Futbollit për t’u përballur me këtë situatë. Lejimi i këtyre pankartave fashiste e raciste në tribunat prapa portës gjatë gjithë ndeshjes është një mospërgjegjësi që nuk mund të tolerohet.

Kosova e konsideron Greqinë si një shtet mik dhe vlerëson qasjen e saj pozitive karshi shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me këtë qasje pozitive, kërkojmë nga autoritetet e futbollit në Greqi të jenë të kujdesshme ndaj rasteve të tilla, të ndjekin me përgjegjësi protokollin e UEFA-s dhe të ndëshkojnë incidentet e tilla në mënyrë adekuate.

Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi në futboll dhe nuk do të lejojë që të ashtuquajturit tifozë ta keqpërdorin këtë sport me ngjyra raciste.

Ne kërkojmë nga UEFA që të angazhohet edhe më fuqishëm në luftën kundër diskriminimit në të gjitha stadiumet dhe të sigurojë që futbolli të mbetet një burim argëtimi dhe bashkëpunimi për të gjithë, duke ndihmuar kësisoj në mbrojtjen e vlerave ndërmjet popujve”, reagon FFK.

TË FUNDIT
3 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
3 orë
Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme
3 orë
Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin
3 orë
Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi
3 orë
Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

ME TE LEXUARA

19 orë
Përplasje e madhe mes tifozëve të Turqisë dhe atyre të Gjeorgjisë
3 orë
Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin
19 orë
Tre ndryshime në formacionin e Shqipërisë, ja çfarë parashikon faqja zyrtare e UEFA-s, për sfidën ndaj kroatëve
3 orë
Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme
1 ditë
Euro 2024 vjen sot me dy ndeshje
18 orë
Gjimshiti në prag të Kroacisë: “Në futboll duhet të jesh ndonjëherë i pisët… dhe të marrësh çfarë të duhet!”
3 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
1 ditë
Hoxha për Seferin, vetëm një ndryshim te Shqipëria kundër Kroacisë! Ja gjendja e Asanit

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

IMG_3319

Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme

Gjermania

Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin

shqiptaret plisa tifozet kuq e zi

Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi

shqiperia euro 2024

Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

nedim bajrami

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit

Lorik Cana

Cana ja çfarë thotë para përballjes së Kombëtares me Kroacinë (VIDEO)

kombetarja fitore shqiperi

Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ”jetë a vdekje”, priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

portugalia

Triumf me përmbysje, Portugalia mposht Çekinë me rezultat 2-1

INFO

NA NDIQ