Gjatë kohës së namazit të sabahut në 90 mijë xhami në gjithë Turqinë u lexua Kuran dhe u bë lutje me qëllim reagimin ndaj djegies së Kuranit para ambasadës së Türkiyes në Stokholm të Suedisë.
Në të gjitha xhamitë në mbarë vendin u organizua program për leximin e Kuranit, pas thirrjes që bëri kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Ali Erbaş, pas djegies së Kuranit para ambasadës së Türkiyes në Stokholm.
Kreu i Diyanetit, Erbaş mori pjesë në programin që u zhvillua në xhaminë Hacı Bayramı Veli dhe ai lexoi suren el-Fet‘h dhe më pas bëri lutje.
Më pas Erbaş drejtoi faljen e namazit të sabahut.
– “Ata që nuk e njohin Kuranin nuk hezitojnë të jenë armiqësorë ndaj tij.”
Në një fjalim pas namazit, Erbaş vuri në dukje se ajeti që lexoi ka kuptimin se “O Muhamed (s.a.v.) ne ta zbritëm ty Kuranin që t‘i nxjerrësh njerëzit nga errësira në dritë” dhe më tej ai shpjegoi procesin e zbritjes së Kuranit.
Duke vënë theksin se Kurani duhet të mësohet në mënyrën më të mirë, Erbaş tha se “Njerëzit që nuk e dinë, nuk e njohin Kuranin, nuk hezitojnë të jenë armiqësorë ndaj tij. Sikur ta njihnin, ta hapnin e ta lexonin atë. Ne për këtë duhet të përpiqemi, që të tregojmë përpjekje t’ua shpjegojmë Kuranin më shumë njerëzve”./AA