Reagime në Serbi, pasi BE përmend Kosovën pa fusnotë

0

Referimi si Republikë për Kosovën e pa u vendosur fusnota nga Komisioni Evropian, ka bërë që drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkovic, të pyes nëse dialogu ndërmjet dy vendeve të Ballkanit Perëndimor “është i tepërt”.

Gjatë vizitës në Bruksel të Presidentes në Detyrë, Vjosa Osmani, Kosovës nuk i është vënë fusnota.

Kjo për autoritet në Beograd ka qenë “e papranueshme”.

“Sipas cilës marrëveshje dhe kur BE e njohu të ashtuquajturën Kosovë?! A do të thotë kjo se dialogu është i tepërt? Ishte e papranueshme që çdo organ i BE, veçanërisht Komisioni Evropian, të vendosë për statusin e Krahinës sonë të Jugut,” ka shkruar Petkovic në Twitter.

Vjosa Osmani zhvilloi të martën takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Pesë shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën, kjo ka qenë shkak i vendosjes së tekstit askerisk sa herë Kosova është përfaqësuar nëpër ngjarje e takime të rëndësishme politike.