Reagimi i kandidatit të VLEN në Likovë, Nexhmedin Sadikut për incidentin në Kumanovë

Picture of INA
INA

07/10/2025

Kandidati i VLEN për kryetar të Likovës, Nexhmedin Sadiku përmes një postimi ka theksuar se”është thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me plagosjen e bashkëvendasit të tij Dr.Zekirija Shaini në Kumanovë. Në këtë moment të vështirë, lutem me gjithë zemër për shërimin sa më të shpejtë të bashkëfshatarit tonë, Dr. Zekerijait.

Apeloj tek të gjithë për qetësi dhe maturi. Kjo ngjarje është mbi gjithçka një moment i dhimbjes për një njeri, një jetë, dhe një familje që po kalon ditë të vështira. Le të mos e shohim këtë ngjarje përmes lenteve politike, por si një thirrje për solidaritet dhe mbështetje të ndërsjellë.

Jemi pranë familjes dhe do të ofrojmë çdo mbështetje që mundemi për ta kaluar këtë periudhë të vështirë.

Po ashtu, kërkojmë nga organet e rendit dhe institucionet përkatëse që të punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve sa më parë”, shkroi Sadiku.

TË FUNDIT

Azem Vllasi: PDK po kalon përçarje të brendshme, të pakënaqurit mund ta votojnë qeverinë Konjufca

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës: Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë

Kuvendi thërret dy seanca, njëra për buxhetin e tjetra për Qeverinë

Gjykimi për zjarrin në Koçan, provë për gjyqësorin dhe besimin në drejtësi

ASH e Selës largohet nga AKI: Do të veproj si parti autonome

Xhaka fishkëllohet në “Fadil Vokrri”, kapet keq me kreun e “Dardanëve”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË