Reagimi i parë nga Beogradi pasi Manastirit të Deçanit iu regjistrua prona – s’janë aq të kënaqur

INA
INA

14/03/2024

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë Nemanja Staroviq ka theksuar se zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit mund të interpretohet vetëm në mënyrë të kushtëzuar si lajm i mirë për Serbinë.“Është një lajm i mirë, kushtimisht, pikërisht për shkak të një manipulimit të tmerrshëm që është bërë që dje nga Prishtina dhe sponsorët e saj ndërkombëtarë, ku ky hap pak i vonuar dhe i nënkuptuar po përpiqet të paraqitet si një lloj hapi i madh përpara dhe koncesion ndaj komunitetit serb dhe Serbisë, e cila meriton një lloj çmimi të madh nga bashkësia ndërkombëtare përkundër të gjitha lëvizjeve të tmerrshme dhe të tmerrshme që ka bërë Kurti në tre vitet e shkuara”, tha Staroviq.Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar dje se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë pronën Manastirit.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jakov Milatovic

Podgorica nuk pranon antarësimin në grup në BE

vucic

Vuçiq sfidon BE-në: Kurrë sanksione ndaj Rusisë

kris hill

Uashingtoni “shuplakë” Beogradit

perkrenare ilire muze

Arkeologët kroatë e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

xhamia selanik

Hapet pas 102 vitesh për besimtarët Xhamia e Re në Selanik

freedom-house

Raporti i Freedom House: Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

protesta beograd

E pazakontë: Babai nga Mali i Zi, nëna nga Veriu i Kosovës, i riu serb bën testin e ADN-së dhe del shqiptar

vucic

AP: Armatosja e Serbisë me “Rafale” – kritikët shqetësohen se Vuçiqi mund të inkurajohet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

Vucic-Macron

Serbia afër një marrëveshjeje për të blerë avionë ushtarakë francez

INFO

NA NDIQ