Reagimi i presidentit grek, pas raportimeve për marrëveshje të emrit me Maqedoninë

0

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ka përsëritur qëndrimin se marrëveshja eventuale për emrin do të duhet të garantojë eliminimin e irredentizmit, pasi sipas tij Greqia nuk mund të tolerojë të ekzistojnë tensione irredentiste dhe shkelje të historisë.

Megjithatë për Athinën sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë më të rëndësishmet.

Edhe lideri i opozitës greke Micotakis tha se marrëveshja e mundshme duhet të përfshijë ndryshimet kushtetuese dhe një emër për të gjitha përdorimet respektivisht erga omnes.“Fqinji ynë duhet ta ndryshojë Kushtetutën, pasi Kushtetuta e saj sot përmban emër të papranueshëm. Ajo duhet të ndryshojë.

Ky ndryshim në Kushtetutë është parakusht kryesor dhe e dini pse është parakusht kryesor? Sepse, ne vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s jemi shtete demokratike që e respektojmë sundimin e së drejtës. Si të tolerojmë që një shtet dhe kryeministri i saj të firmosë një marrëveshje dhe ta ratifikojmë këtë marrëveshje, që është kundër Kushtetutës?! Çfarë shembulli do të japim”, deklaroi president i Greqisë Prokopis Pavlopulos.

Komentet

komentet