Reagon ASH: Ministria e Shëndetësisë nuk e mbajti fjalën, mos luani me fatin e mjekëve

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/03/2022

Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë se nuk e mbajti fjalën dhe si rezultat është rikthye greva e mjekëve amë.

“Aleanca për Shqiptarët me vëmendje e ka ndjekur problematikën e mjekëve amë dhe në kontinuitet ka konstatuar se shëndetësia primare është e organizuar keq, ndërsa shëndetësia sekondare e atrofuar dhe e gjitha kjo ka ndikim direkt dhe indirekt në punën e shëndetësisë terciare, e cila mbytet në kurimin e numrit të madh të pacientëve me diagnoza banale, gjë që rëndon punën e Fondit shëndetësor dhe buxhetin edhe ashtu të varfër të qytetarit tone”, theksoi Bekim Tateshi nga ASH.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë nuk e mbajti fjalën e dhënë për takim pas dy jave që rezultoi me rikthim të grevës të mjekëve amë, që rrezikon shëndetin e pacientëve dhe shëndetin publik në përgjithësi.

“Janë 1463 ekipe mjekësore në mbrojtjen shëndetësore primare në nivel shteti, ku rreth 500 prej tyre ose një e treta janë në prag të mbijetesës. Ata praktikisht marrin një pagë minimale mezi të garantuar për ekipin e mjekëve/infermierëve. Anëtarët e Shoqatës të mjekëve amë dhe specialistëve kanë 6 kërkesa ku kërkojnë që vlera e pikës të kapitacionit për pacient të kap vlerën prej 95 denarë, sa edhe premtoi me krenari qeveria LSDM-BDI. Pastaj kërkojnë që të ndërpritet politika penale ndaj mjekëve amë për gabime administrative, të jetësohet platforma E-health ose Shëndetësi elektronike, ku recetat dhe raportet elektronike të specialistit të jenë në programin cloud, që do të ul dukshëm harxhimet për përdorimin e letrës dhe printerave. Ndryshime në regjimin e përshkruarjes të terapisë nga ana e mjekut primar që do lehtësonte punën e specialistit dhe punën shkencore të tij si dhe zhvillimi i një metodologjie të re për pagesën e shërbimeve dhe paga të qëndrueshme”, theksoi Tateshi.

Sipas tij, ASH në tërësi i pranon këto kërkesa, përkrah grevën e tyre të qetë dhe i drejtohet autoriteteve shëndetësore që të mos luajnë me fatin e mjekëve dhe sa më shpejt të formohen grupet punuese dhe të fillojnë bisedimet e premtuara dhe aq të pritura. (INA)

TË FUNDIT

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

ME TE LEXUARA

1
Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit
1
Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...
1
283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni
1
Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni
1
Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

LEXO MË SHUMË