Reagon babai i Drin Ahmetit, ka një porosi (VIDEO)

ina-online
ina-online

27 Qershor, 2023

Fekri Ahmeti, babai i Drin Ahmetit, i cili këtyre ditëve është në qendër të vëmendjes për blerjen e qendrës së biznesit “Soravia” në Shkup.

“Drin Ahmeti i biri Fekriut Isamit Ali Dilës Met Xhaferr Xhakës Baba Dalipit 2023!”, ka shkruar Fekri Ahmeti, në porosinë e tij në facebook, të shoqëruar me videon e fjalimit të Drin Ahmetit.

shiko postimi i Fekri Ahmeti KËTU

“Ali Ahmeti është xhaxhai im dhe Zoti e bekoftë. Ai është motivimi im. Ahmeti e ndihmoi këtë vend. Nuk do ta kishim Maqedoninë sot nëse do të ndiqnim Ljubço Georgievskin, i cili do ta kishte ndarë vendin. Ali Ahmeti nuk e ka firmosur dhe nuk e vlerësoni sa duhet. Jam krenar që e kam xhaxha, por ai nuk ka lidhje me biznesin tim. Zero. Ajo që po bëjnë mediat tani është duke dëmtuar rrjetin tim të bashkëpunëtorëve.”, theksoi Drin Ahmeti.biznesmeni 24 vjeçar, i cili dje mbajti një konferencë me mediat për të sqaruar lidhur me blerjen e aksioneve në qendrën afariste “Soravia” në Shkup.

Nipi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Drin Ahmeti, së bashku me partnerin e tij nga Tirana, kompania PE-VLA-KU , treguan detajet për procesin e blerjes së qendrës tregëtare Soravia, por duke mos treguar shumën totale.

Ahmeti dhe Vladimir Pjetërgjokaj nga kompania PE-VLA-KU kanë tërhequr linjë kreditore nga banka Credins me vlerë 6 milion euro me qëllim mbulimin e borxhit të kompanisë prej 20 milion euro.

“Unë nuk kam investuar asnjë qindarkë në blerjen e Soravias. Borxhi i kompanisë është 20milion euro. Kompania PE-VLA-KU me përfaqësues Vladimir Pjetërgjokaj ka marë linjë kreditore prej 6milion euro në Shqipëri. Ne e kemi marë përsipër këtë borxh sepse kemi projekt zhvillimor”, tha Ahmeti.

“Ne morëm si përgjegjësi borxhin e ‘Soravias’. Për shlyerjen e borxhit të ‘Soravias’ ne kemi marrë një linjë kredie prej 6 milionë eurosh, nga të cilat tre milionë janë miratuar. E gjithë kjo bëhet për të ardhmen e Soravisë”, tha Drin Ahmeti.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ