Letër publike e të dënuarit shqiptar, Burhan Nuhiu nga Poroji që po vuan në burgun e Idrizovës.
Ja letra e tij:
Gordana Jankullovska pas tre viteve ne burg lirhohet per vikend dhe shkon te shpija
Une 18 vite pa asnje dit lirije
Duke i pa komentet e shumta te pooullates maqedone duke jua uru lirimin e nji kriminele dhe nji vrasese serik sikur ashte kjo Jankullovska .
Mua po me vin mesazhe kercnuse dhe provokuse nga njerzit te cilet me sikuri jan shqipfolsa me profila te reme.
Per 18 vite kam patur lloj lloj ksij mesazhe kercnuse ofenduse nga njerez tepa moralshem dhe frigacak.
Kto provokime me vin sepse duan tema njellosin imazhin tim si vllau i Deshmorit dhe pjesmares ne konfliktin e 2001 kto i bon me siguri dhe jam shum i sigurt se ka dor njerzit e partis ecila meka burgos dhe kadhan urdher te denohem me burg te perjetshem
Gjith ashtu e mundshme edhe udba e ktij shteti.
Nuk desha te shkruj por kur e pash se vrasesja masive ndaj shqiptarve po lirohet per fund jave ne vikend dhe popullata maqedone emir pret
Kursem per mua shqip folsat me shkruajn privat dhe me tregojn se jan te knaqur se gjindem ne burg per 18 vite apo frigohen se po dal i gjall nga burgu dhe duan vdekjen time”, shkruan Burhani.
Si u dënua Burhani: Më montuan, kërkoj drejtësi?!
Burhan Nuhiji nga Poroji i Tetovës këmbëngul se kurrë nuk ka vrarë askend dhe se ai po vuan burgun e përjetshëm për një vrasje që i është ngarkuar pas përfundimit të vitit 2001.
Bëhet fjalë për vrasjen e 18 vjeçarit Vanço Josifovski në lagjen Drenovec të Tetovës në vitin 2002, por që ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin se policia pas pesë viteve nga ky rast, shpalli fajtor Burhan Nuhijin, një njeri familjar që kishte lënë armën pas përfundimit të luftës së 2001 si ushtarë i UÇK-së, por që kishte humbur edhe vëllain Selman Nuhiji gjatë kësaj lufte si luftëtar i UÇK-së.
Edhe nga shumë avokatë rasti është konsideruar skandaloz pasi që pa asnjë provë bindëse është dënuar Nuhiji, vetëm e vetëm që institucionet të heqin presionin e prindërve dhe qytetarëve.
Përkushtimi i këtyre djemve tetovar për liri dhe ideale kombëtare ishte një fund fatal, por që Burhani për këtë pjesë është gjithmonë krenarë dhe mban kokën lartë.
Burhani thotë për INA se pafajsisht në dhjetor të 2005 u mor në pranga nga policia dhe bashkëpunëtorët e saj, që sa për sy e faqe donin të mbyllnin këtë rast, sikur rastet e tjera me dhjetëra shqiptarë.
Ai ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore.
“Mbi 15 vite po shpresoj se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm. Por, rastet kanë qenë edhe më eklatante nga një drejtësi dhe polici e koordinuar që pamëshirshëm dënon të pambrojturit dhe sidomos shqiptarët”, thekson Burhani i njohur si Poroji.
Sipas tij, familjarët e të riut kurrë nuk e kanë piketuar si autor dhe se nuk kanë shprehur akuza ndaj tij. Burhani po ashtu thotë se mbi 11 dëshmitarë kanë dëshmuar se ai nuk ka lidhje me rastin.
Avokati i tij Sasho Kocarev qysh në vitin 2008 e kishte gënjyer dhe mashtruar se lëndën e tij e ka dërguar në Gjykatën Supreme, por kjo nuk kishte ndodhur. Shoqatat për të drejtat e njeriut kërkojnë rigjykim për këtë rast.
Opinionisti Nijazi Muhamedit ka theksuar se rasti i Burhan Porojit i cili i ka të gjitha provat që është i pafajshëm, nga instanca e Gjykatës supreme ka mbi 13 vite që rrinë nëpër arkivave të kësaj të fundit.
“Unë njoh një rast eklatant të një dënuari më burgim të përjetshëm, që është nga një fshat i ngjitur me fshatin tim, nga Poroji dhe i dënuari quhet Burhan Poroji, dhe ankesa e tij për t’u rishikuar çështja e dënimit të tij të përjetshëm, se i ka të gjitha provat që është i pafajshëm, nga instanca e Gjykatës supreme, që dhjetë vjet rri e patrazuar në arkivën e kësaj gjykate, një rast, pra,që do të ishte i paprecedentë edhe në Afrikën e dikurshme të Jugut, kurse për Maqedoninë është një çmenduri e llojit të vet që të tmerron,e jo të quhet “gjyqësi demokratike”. Ja , bie fjala, kjo çështje mund të nisë të marrë zgjidhje për një ditë, nëse e trazon avokati i tij ,nëse e trazon Obdusmani apo komiteti i Helsinkut,etj”, thotë Muhamedi.
Sips tij, ky duhej të ishte preokupimi kryesor dhe sprovë e ndershmërisë edhe e atyre “përfaqësuesve shqiptarë” në koalicion me Zaevin, jo dalldisja e tyre pas zgjedhjeve lokale e të tjera interesa të tyre.