Reagon Butrinti pasi u tha se i dërgoi mesazh Jorit në ‘Big Brother VIP’

Banorët në Big Brother që disa javë kanë marrë mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’.

Derisa banorët kanë lexuar mesazhet, ai që ka befasuar ishte për Jori Dellën.

Sipas asaj që u shfaq në ekran këngëtari, Butrint Imeri i ka dërguar një mesazh Jorit.

“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: B…. Imeri KS.

Mirëpo, Butrinti ka reaguar indirekt rreth kësaj në Instagram duke e mohuar.

“Dikush do të prish emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë. Kjo është jeta”- shkruhet në status. Më pas ka postuar edhe një video të Hasbullës, personazh viral në mediat sociale duke qeshur.