Reagon edhe Ambasada e ShBA-së, i quan të papranueshme sulmet ndaj Policisë dhe mediave

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në një përgjigje për media ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës.

“SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës.

E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit.

Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.