Reagon kabineti i Zaevit kundër ministrit Dimitrov, pas deklaratës se nuk ka besim tek ministri i jashtëm Osmani

Picture of designer@fetishimedia.ch

12/01/2022

“Maqedonia e Veriut ka qëndrime të qarta në bisedimet me Bullgarinë, të ndërtuara me unitet të plotë qeveritar dhe të dërguara si përgjigje nga MPJ-ja jonë në adresë të MPJ-së bullgare. Identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk janë fare temë bisede mes nesh dhe Bullgarisë”, thuhet në reagimin e kabinetit të kryeministrit në dorëheqje Zoran Zaev për qëndrimet e zëvendëskryeministrit aktual për Integrime Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Ky reagim vjen pas deklaratës së sotme të Dimitrovit se nuk ka besim të plotë në ministrin e jashtëm Bujar Osmani, duke nënvizuar se përpjekjet e tija për të arritur sukses në procesin negociues jo që janë të gabuara, por janë edhe të rrezikshme.

“Po nuk kam besim të plotë në ministrin e jashtëm, Bujar Osmani. Duke pas parasysh përvojën time dhe kontaktet e mia me përfaqësuesit në Bruksel. Kam një parandjenjë se përpjekjet për sukses me çdo çmim, vlerësoj se nuk janë produktive, por përkundrazi të rrezikshme, ndoshta gaboj”, theksoi sot zëvendëskryeministri për eurointegrime, Dimitrov, duke shtuar se do të ngrejë alarmin kur të vlerësoj se gjërat shkojnë në drejtim të gabuar.

Qeveria në largim kërkoi shpjegime nga Dimitrovi, se përse ka këto qëndrime.

“Nikolla Dimitrov u pajtua me qëndrimet e Maqedonisë në këto negociata, në fakt ai pati një rol serioz në krijimin e qëndrimeve tona, përmes procesit të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Nëse Dimitrov është kundër ndonjë prej qëndrimeve që kemi ndërtuar së bashku, është e ndershme për shkak të popullit të thotë dhe të shpjegojë pse, sepse përndryshe mbetet përshtypja se mospjesëmarrja e tij në qeverinë e ardhshme është arsyeja e manifestimeve kaq të pasaktë dhe spekulative, me qëllim që të vendosë barrë mosbesimi ndaj qeverisë”, thuhet ndër të tjera reagimin e kabinetit të Zoran Zaevit.(INA)

TË FUNDIT

Gjesti për Xhenetën: As sytë….

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit pas deklaratave të tij: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

Konfirmohet koalicioni mes LVV-së e NISMA-s: Këto janë kërkesat e Limajt

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...

LEXO MË SHUMË