Reagon Këshilltari i ASH-së në Zhelinë:Vendimi për përjashtimin tim është vendim i dy individëve që nuk mund të shkëputen nga mendjësia diktatoriale!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Janar, 2023

Nderim Tairi

E vërteta triumfon gjithmonë! Të nderuar dashamirë të mi, Të nderuar qytetarë të Komunës së Zhelinës,

Në lidhje me vendimin e Aleanca për Shqiptarët – Zhelinë për tu distancuar nga unë dhe për të më përjashtuar nga Aleanca për Shqiptarët, nën akuzën për shkelje të Kodeksit Etik të ASH-së duke votuar Buxhetin e komunës për vitin 2023 (pasi fillimisht kërkova dhe më pas verifikova realizimin e dokumentacioneve/aplikimin e mjeteve për 6 projekte infrastrukturore edhe atë: Bulevardi në Zhelinë, Çerdhe në Zhelinë, Rruga Dëbërcë – Çiflik, Ujësjellësi në Merovë, Rruga Strimnicë – Saraqinë dhe zgjerimi i rrugës që lidh Leshnicën me Zhelinën; për të dëshmuar ndiqni seancën e 14-të të Këshillit Komunal të Zhelinës në Youtube), e kam për obligim për të dhënë disa sqarime për opinionin por edhe për votuesit dhe subjektin që përfaqsoj;

1. Sa i përket akuzës për “shkelje” të statutit të ASH dhe Kodeksit për etikë (që u miratua në kongres), ende nuk është krijuar organ nga komisioni i kryesisë qëndrore nën kryesinë e Kryetarit dhe 5 anëtarëve të tjerë, të cilët do të vlerësonin thyerje apo shkelje të kodeksit etik. Përveç këtij organi që duhet të krijohet pas mbledhjes së parë të Kuvendit Qëndror, nuk ka të drejtë asnjë organ tjetër, degë apo kryetar dege, të marrë vendime ose të thiret në emrin e kodeksit etik. Një vendim i tillë është shkelje në vete e po të njejtit kodeks.

2. Nëse unë kam shkelur Kodeksin etik me votën time pro Buxhetit të Komunës së Zhelinës (nën udhëheqjen e Lëvizjes Besa), siç pretendon ASH – dega Zhelinë, atëherë pse nuk janë përjashtuar edhe këshilltarët që votuan buxhetin në Komunën e Kërçovës (BDI), Bërvenicës (VMRO), Haraçinës (BDI), Kumanovës (kryetar i pavarur) dhe Tearcës (BDI).

3. Me gjithë respektin për degën e ASH Zhelinë, vendimi i publikuar është në fakti vendim i dy individëve që nuk mund të shkëputen nga mendjësia diktatoriale. Në vendimin e publikuar nuk ka asnjë dëshmi se me votën time unë kam shkelur parimet ose kam cënuar vlerat morale të subjektit, për interesa personale, kjo për arsye se vet ata kan shkelur parimet duke më kërkuar që pas verifikimit të projekteve të kërkoja projekte të tjera që me çdo kusht të mos votoja pro buxhetit, vetëm për t’ju shërbyer agjendave të tyre të errëta.

4. Këta individë për interesat e tyre personale shkelën vullnetin e kryetarit që kërkoi nga kryetari i degës të insistonte të kundërtën e vendimit të tyre. Këta individë pasi morën udhëheqjen e degës, jo që nuk sollën asnjë ndjekës të tyre, por me mekanizmat e tyre përjashtuese vetëm se kanë dëbuar antarët duke e lënë ASH-në me dy nëndegë e tani rrezikojnë shpërbërjen e nëndegës së f.Trebosh që në vitin 2017 ishte fituese duke i ndihmuar zonjës Deputete të ketë mundësinë për të na përfaqsuar në kuvendin e RMV.

5. Dhe për fund e them me keqardhje që po këta individë vendosën që në Këshillin Komunal të Zhelinës ashtu si në Tetovë, ASH të mos jetë e përfaqësuar me këshilltarë. Sidoqoftë unë do të vazhdoj të mbroj dhe përfaqsoj me dinjitet të plotë interesat e gjithë qytetarëve të Komunës së Zhelinës.

Na prift e mbara!

https://www.facebook.com/100089345195511/posts/pfbid02X4WNvvUx2jhhZrmacfgD1tTjdRg13Na4o2HpHSPr6risK7MQaNgseUqTdngboWctl/?mibextid=cr9u03

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

auto_shkolla_klasa_derrasa_e_zeze_shkumesi1525601470-780x439-1

Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak

FB_IMG_1685796897237

Kasami e mirëpret ish-presidentin Bamir Topi

auto_memet-kamber-1130x6351685795598

Vdekja e 19 vjeçarit në RMV: 1.000 persona rrezikojnë ta kenë fatin e Memet Kamberit

LSDM-SDSM-600x360-1

LSDM: Mickoski para vendimit, BE ose blloku anti-Evropian!

Porti Selanik

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut, dyshohet se destinacioni ishte Shkupi

INFO

NA NDIQ