Komuna e Tetovës ka reaguar rreth akuzave për ndotje në Parkun Nacional “Mali Sharr”.
“Sot në adresë tonë kanë ardhur disa reagime lidhur me një situatë serioze me ndotjen e natyrës në Kodrën e Diellit, një vend i bukur dhe i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe për të gjithë ata që e vlerësojnë natyrën.
Komuna e Tetovës ka vepruar menjëherë pas zbulimit të ndotjes së natyrës në këtë zonë. Inspektorët komunal kanë dalë në terren për të dokumentuar situatën.
Për të rritur transparencën dhe komunikimin me qytetarët, inspektorati komunal do të organizojë një konferencë për shtyp nesër 18.10.2023 (e mërkurë),me fillim në ora 11:00 në Kodrën e Diellit.
Kjo do të ofrojë një mundësi për të raportuar për masat që janë ndërmarrë dhe për t’u përgjigjur në pyetjet në lidhje me këtë çështje. Faleminderit për ndërgjegjësimin tuaj dhe ndihmën në adresimin e kësaj çështje të rëndësishme”, njoftuan nga komuna e Tetovës. (INA)