Reagon profesori shqiptar që u rrah nga policia malazeze

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Shkurt, 2023

Pedagogu Petraq Milo që ishte rrahur nga policia malazeze e ka mohuar që nuk e ka respektuar radhën, siç kanë raportuar autoritet malazeze.

“Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”, tha ai pwr Euronews Albania.

Ndryshe Policia e Malit të Zi ka arrestuar të mërkurën Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç – dy zyrtarët policorë të cilët dyshohen se kanë keqtrajtuar Milon më 15 janar në pikën kufitare Sukobin – Muriçan.

Ata janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Ulqinit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – keqtrajtim, pra përdorim të tepruar të forcës – konfirmoi të mërkurën Drejtoria e Policisë, transmeton mediumi malazez “Vijesti”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore të Ulqinit janë privuar nga liria dy zyrtarë të Drejtorisë së Policisë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të keqtrajtimit”, thuhet në njoftim.

“Veprën penale të lartcekur, punonjësit e policisë dyshohet se e kanë kryer më datë 15 janar 2023, në vendkalimin e përbashkët kufitar Sukobin-Muriçan, duke përdorur forcë të tepruar gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre zyrtare ndaj shtetasve të huaj”.

Një video prej 34 sekondash është publikuar në rrjetet sociale ku shihet një polic malazez teksa ushtron dhunë ndaj profesorit universitar, Petraq Milo, njëherit kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë.

Kryeministri Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas shqiptar në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ