Reagon Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë: Trajtim joparimor i gazetarëve të huaj në kurriz të atyre vendas

INA
INA

29/01/2024

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) njofton se sot i ka dërguar një reagim dhe kërkesë për shpjegim për siç thonë, trajtimin joparimor të gazetarëve të huaj në Kuvendin e RMV, kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Jovan Mitreski.

Nga SHGM thonë se pas raportimeve nga gazetarët dhe sipas raportimeve të mediave gjatë ditës së djeshme, katër gazetarë janë privilegjuar nga shërbimet e Kuvendit në kurriz të gazetarëve dhe punonjësve të mediave vendase.“Sipas kronikës së portalit Portali X, katër gazetarët e huaj janë vendosur të ulen në pjesën diplomatike të tarracës në sallën plenare dhe janë transportuar edhe me automjete zyrtare të Qeverisë gjatë vizitës së tyre”.

“Besojmë se deri më tani kjo nuk ka qenë praktikë dhe theksojmë se me veprime të tilla krijohet një precedent i cili mund të lë përshtypjen se dikush është i privilegjuar në kurriz të tjetrit në fushën gazetareske. Së paku, një trajtim i tillë nënçmon gazetarët e tjerë dhe krijon një perceptim se gazetarët e huaj ndikohen të raportojnë në favor të palëve të interesit vendas nga partitë politike në Kuvend, ndërsa trajtimi i pabarabartë i gazetarëve kontribuon në mungesën e transparencës dhe llogaridhënies”.“Privilegjimi i disa gazetarëve ndaj të tjerëve nga shërbimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ngre shqetësime serioze për lirinë dhe integritetin e gazetarisë në vend. Një favorizim i tillë mund të rezultojë në raportim të njëanshëm, censurë dhe shtypje të zërave të larmishëm, duke kompromentuar përfundimisht të drejtën e publikut për të patur qasje në informacion të saktë dhe të paanshëm”, thonë nga SHGM.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

INFO

NA NDIQ