Distancohemi nga dështimi i investimit për prodhimin e makinave elektrike, reagon Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës

ina-online
ina-online

15/03/2024

Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës (TIDZ) përmes një reagimi theksoi se distancohet në çdo formë dhe mënyrë nga dështimi i investimit në fabrikën për prodhimin e veturave elektrike në këtë zonë.

“Tashmë kur të gjitha informacionet janë publike në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe të dorëzuar për falimentimin e kompanisë “E-Go” në Gjermani, njoftojmë opinionin publik se mosrealizimi i këtij projekti dhe adresa e këtij dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj”, thuhet në reagimin e TIDZ, përcjell INA.

Po ashtu më tej thuhet se kanë mirëkuptim për fushatën parazgjedhore dhe nevojën për përfitime politike ditore nga të gjitha palët, megjithatë duhet patur kujdes se çdo tentim për njollosjen e kësaj zone paraqet baltosje të punëdhënësit më të madh në Rajonin e Pollogut dhe më gjerë si dhe baltosja e 2.500 të punësuarve dhe familjeve të tyre që sigurojnë ekzistencën dhe mirëqenien e tyre në Zonën Ekonomike të Tetovës.

“Kjo nuk është në dobi të askujt.
Shprehim keqardhje për mosrealizimin e këtj projekti. Çdo mesazh i gabuar e tendencioz krijon pasoja negative për investitorët potencial dhe mbi të gjitha për investitorët ekzistues”, thekson Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës.

Projekti për makinat elektrike e.GO ishte promovuar me pompozitet dhe bëhej fjalë për kompaninë e familjes së Lazim Destani e cila kishte planifikuar që të ndërtoj fabrikën për prodhimin e këtyre makinave.

Por, këto ditë ishte prishur kontrata, pasi që kompania investitore (Next.e.Go Mobile), që ishte promotore dhe duhej të realizonte projektin është në një fazë të falimentimit në Gjermani, përcjell INA.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit në dispozicion të publikut për kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “nënë” në Gjermani.

Kompania e.GO është dashur të ndërtojë një fabrikë për vetura elektrike në zonën teknologjiko-industriale në Tetovë, një investim që kap shumën 130 milionë euro.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Nora-Taravari-921x614

Zonja Nora Taravari tregon për jetën me doktorin dhe arsyen pse ai vendosi të kandidojë për president

zoran-milanoviq

Presidenti kroat: Vuçiq ma çoi një letër 5 faqëshe, por ne e mbështesim Kosovën në KiE- me shqiptarët jemi të afërt dhe miq

INFO

NA NDIQ