Real Madrid i ka treguar Cristiano Ronaldos se është i lirë për të biseduar me ndonjë skuadër tjetër.
Kështu portugezi mund të largohet nga Bernabeu verën e këtij viti, shkruan EuroSport, përcjell Klan Kosova.
Mbretërit janë duke planifikuar një rishikim të radhëve të tyre pas vështirësive në sezonin 2017 – 2018 për çka po përgatiten të largojnë futbollistët e vjetër.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është pjesë e kësaj kategorie. Andaj një rikthim në Manchester United, apo një kalim në Paris Saint-Germain shihet si mundësi për portugezin.