Jude Bellingham ka shënuar në momentet e fundit për t`i dhënë Real Madridit një fitore 1-0 ndaj Union Berlin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League.
Në pjesën e parë mysafirët patën një rast me Kevin Behrens, por ai nuk ka qenë në gjendje ta çojë topin në rrjetë.
Ndërkohë madrilenët ani se janë munduar me Rodrygo, Joselu e Modric nuk kanë arritur ta ndryshojnë rezultatin as pas nëntëdhjetë minutave.
Në kohën shtesë një gjuajtje e devijuar e Federico Valverde ka bërë që Bellingham të jetë në vendin e duhur dhe me një prekje e ka dërguar topin brenda shtyllave, duke i dhënë fitoren skuadrës spanjolle.