Real Madrid ka filluar të planifikojë një fushatë transferimi për të ardhmen. Sipas AS, verën e ardhshme klubi “mbretëror” synon të futë në radhët e tyre mesfushorin e Anglisë dhe Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Përveç kësaj, gjigantët spanjollë kanë vendosur dy objektiva transferimi për vitin 2024. Në verë, Madridi planifikon të nënshkruajë me mbrojtësin e Bayern Munich, Alphonso Davies dhe qendërsulmuesin Erling Haaland (Manchester City), i cili konsiderohet si zëvendësues i Karim Benzema.
Pas 15 javësh të kampionatit të Spanjës, Reali zë vendin e dytë në renditje. /G.D abcnews.al