Real Madrid? Lewandowski nerovozhet keq

“Spekulimet nuk më interesojnë. Nuk ia kam idenë nga dalin këto lajme”.

Robert Lewandowski nuk po mendon për Real Madridin.

Sulmuesi polak është i zhgënjyer me spekulimet e shumta, përcjellë “Lajmi.net”.

“Spekulimet nuk më interesojnë. Nuk ia kam idenë nga dalin këto lajme”, deklaroi Lewandowski.

“Kanë nisur bisedimet me Realin? Ky është një spekulim tjetër”, shtoi ai.

Lewa theksoi që është i lumtur te Bayerni dhe se dëshiron të qëndrojë në “Alianz Arena”. /Lajmi.net/