Real Madrid nuk dorëzohet për Camavingan, dërgon një ofertë të majme për të

0

Real Madrid nuk dorëzohet për talentin Rennes, Eduardo Camavinga.Madrilenët kërkojnë të përshpejtojnë tratativat për të mposhtur konkurencën rreth futbollistit.
Drejtuesit e klubit spanjoll për të bindur francezët të lënë të lirë futbollistin i kanë paraqitur në tryezën e bisedimeve ofertën prej 60 milionë eurosh, përcjell GazetaBlic.
Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, pagesa do të kryhet në formën e 50 milionë eurove cash dhe 10 milionë euro bonuse. Por klubi nga Roazhon Park e ka bërë të qartë se 17-vjeçari do të largohet vetëm për shumën e 75 milionë eurove.