Real Madridi dërgon skautët në Angli për mbrojtësin e Kristall Pallasit

Picture of INA
INA

04/03/2025

Gjiganti spanjoll Real Madrid raportohet se ka dërguar skautët për ta përcjellë një lojtar nga Premier Liga. Këtë sezon, ‘Los Blancos’ po lufton për trofeun e 16-të të Ligës së Kampionëve dhe janë të përfshirë në një luftë me Barcelonën dhe Atletico Madridin për titullin e La Ligas.

Gjatë viteve, Madridi ka nënshkruar me disa prej lojtarëve më të mirë anglezë, duke përfshirë Majkëll Ouen, Stev MekManaman dhe së fundmi, Xhud Belingam. Para hapjes së afatit kalimtar veror, ata janë lidhur me një transferim të mundshëm të Trent Alexander-Anrold, por duket se ata kanë vënë syrin edhe tek një lojtar tjetër i ‘Tre Luanëve’.

Siç ka raportuar “Daily Mail”, kampioni në fuqi i Evropës po monitoron mesfushorin e Kristal Pallasit, Adam Uarton, i cili u rikthye në aksion së fundmi pas një operacioni në hernie. 21-vjeçari ishte i përfshirë edhe në ekipin e Anglisë në ‘Euro 2024’ dhe pritet që të ftohet nga përzgjedhësi Tomas Tushel edhe për ndeshjet e marsit.

Raportimi shton se shefi i skautëve të Real Madridit, Xhuni Calafat është një admirues i Uartonit dhe stafi i klubit ka dërguar disa persona për të përcjellë progresin e mesfushorit. Sidoqoftë, në garë për nënshkrimin e tij nuk janë vetëm ata, pasi është raportuar se edhe klube si Man. Siti, Liverpull dhe Man. Junajted kanë shprehur interesim për të riun anglez.

Uarton ka bërë në total 16 paraqitje në të gjitha garat për Pallasin deri më tani këtë sezon duke arritur të bëjë një asistim.

TË FUNDIT

Fatkeqësia në Koçan: A ka shqiptarë në mesin e viktimave? Flet Taravari

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË