REAL MADRIDI DËSHTON NË TRANSFERIMIN E HAZARDIT, HEQ DORË NGA BELGU

0

Real Madrid ka pranuar dështimin në transferimin e mesfushorit belg të Chelseat, Eden Hazard.

Sipas mediave në Spanjë, ylli i Chelseat, Eden Hazard, nuk do të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

‘Los Blancos’ tashmë janë të fokusuar në zhvillimin e Marco Asensio, dhe mësohet se kanë hequr dorë nga transferimi i belgut, raporton Marca, përcjell Insajderi

Real Madridi ka vendosur të mos bëjë përpjekje në transferimin e Eden Hazard, për t’i lejuar më shumë hapësirë zhvillit të Marco Asensios.

Sipas ‘Marca’, klubi madrilen ka vlersim aq të lartë për Asension, sa që besojnë se transferimi i belgut vetëm do të pengonte zhvillimin e tij.

Së fundmi babai i Hazardit pohoi se belgu ka refuzuar një rinovim të kontratës me kampionin e Premierligës, duke shtuar spekulimet se ai mund të transferohet në Bernabeu.

Por, tashmë një transferim në Spanjë i 26-vjeçarit duket pothuaj i pamundur. /Insajderi