Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

INA
INA

03/03/2024

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Valencias dhe Real Madridit prodhoi polemika të shumta.

Një gol i Jude Bellingham në fundin e ndeshjes doli të jetë i pavlefshëm, pasi gjyqtari vendosi të përfundonte ndeshjen vetëm një ose dy sekonda para se topi të përfundonte në rrjetë, shkruan Gazeta Express.Kjo gjë tërboi Real Madridin dhe veçanërisht Bellinghamin, i cili për reagimin e tij mori karton të kuq nga Gil Manzano.

Pavarësisht kësaj, klubi nga Madridi synon të apelojë kartonin e kuq të treguar ndaj Bellinghamit, siç raportohet nga gazetari, Arancha Rodriguez.

Kjo do të thotë se Komiteti i Garave i Federatës Spanjolle të Futbollit do të vlerësojë çështjen gjatë ditëve të ardhshme.

Gjasat janë që Real Madridi të njoftohet për këtë vendim të mërkurën ose të enjten.

Siç qëndrojnë gjërat, ylli anglez do të humbasë ndeshjen e ardhshme ndaj Celta Vigos.

Por, Bellingham edhe mund të dënohet më shumë, varësisht nga ajo se çfarë ka shkruar në raport gjyqtari i ndeshjes.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adrion pajaziti

Adrion Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

broja

Gazetari anglez tregon planet e Brojës: Armando synon lart për lëvizjen e radhës

rakitic

Rakitic kujton kohën e tij ‘të errët’ europiane, te Barcelona: “Mund të kishim fituar edhe dy ose tre Champions League”…

sergi roberto

Barcelona shpërblen kapitenin, pas sugjerimit të trajnerit. Gati rinovimi me Sergi Roberto

dashmir beari

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

luis alberto

Luis Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

uefa nations

UEFA përditëson renditjen, Italia dhe Gjermania mund të përfaqësohen me 5 skuadra

roma

Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

INFO

NA NDIQ