Real Madridi kërkon dy superyjet

INA
INA

11 Maj, 2023

Real Madridi duket se do të jetë mjaft aktiv në merkaton verore. “Los Blancos” pritet të shpenzojnë shumë para për transferimin e yjeve të futbollit.

Sipas “The Telegraph”, kampionët e Europës në fuqi kanë kthyer në prioritet sulmuesin e Paris Saint-Germain-it, Kylian Mbappe.

Reali e donte 24-vjeçarin edhe më parë duke i ofruar deri ne 200 milionë euro verën e kaluar, por në fund kampioni i Botës me Francën në 2008 vendosi të vazhdonte kontratën me parisienët.

Prej një kohe të gjatë francezi ka qenë në radarët e Real-it por situata ndryshoi verën e kaluar megjithatë burime të sigurta brenda klubit raportojnë se “Los Blancos” nuk kanë hequr dorë duke patur ende shpresa se Mbappe mund t’iu bashkohet në verë.

Ndërkohë, presidenti Florentino Perez mendon gjithë kohës për transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Me këta të dy do të kompletohej faza ofensive e madrilenëve, të cilët tashmë kanë në organikë Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Rodrygo, Ndërsa Marco Asensio pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1743

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

xhaka-zvicra

Çfarë thotë selektori i Zvicrës për Granit Xhakën?

manchester chelsea

Manchester United zyrtarizon marrëveshjen e re me mbrojtësin e krahut

messi

Messi i jep 10 ditë kohë Barcelonës

sylvinho

“Euro 2024”/ Ja kuqezinjtë e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për sfidat e qershorit

busquets-buskec

ZYRTARE/ Kapiteni Sergio Busquets i jep lamtumirën Barcelonës…

franca-fitore-

Franca publikon listën e lojtarëve të ftuar për ”EURO 2024”

bayern1

Ylli i madh këmbëngulë për largim nga Bayerni

Shaqiri xhaka

Lista e Zvicrës, ftohen tre emrat e njohur shqiptarë (LISTA)

INFO

NA NDIQ