Real Madridi merr një lajm të tmerrshëm, Courtois pëson lëndim të rëndë

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

Real Madridi ka marrë lajmin më të keq nga departamenti i tyre mjekësor, pasi portieri Thibaut Courtois la stërvitjen me barelë këtë të enjte.

Los Blancos janë vetëm dy ditë larg fillimit të sezonit 2023-24, ku do të përballen me Athletic Bilbao në San Mames.

Megjithatë, duket se ata do të jenë pa portierin belg Thibaut Courtois pasi ai u largua nga fusha stërvitore me barelë.

Courtois thuhet se u largua nga fusha në lot dhe mund të jetë jashtë fushave për rreth nëntë muaj pas diagnozës së zakonshme.

Që nga raporti fillestar, lëndimi i tij është konfirmuar nga Real Madridi si një këputje e ligamentit ACL në gjurin e majtë dhe ai do të operohet në ditët në vijim.

“Pas testeve të kryera te Thibaut Courtois, lojtari është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

31-vjeçari belg vuajti nga dëmtimet në shpinë sezonin e kaluar dhe humbi disa javë të sezonit, me Andriy Lunin që plotësoi.

Carlo Ancelotti ka qenë i etur për të sjellë një portier më me përvojë për Courtois tash e disa kohë, por duket se ai mund të mbështetet te ukrainasi për të paktën javën e parë të sezonit të La Liga.

Nëse Courtois me të vërtetë mungon për ca kohë, kjo mund të ketë një ndikim të madh në sezonin e Real Madridit. Herë pas here, Courtois ka shpëtuar ekipin në sezonet e fundit dhe shumë e shohin atë si portierin më të mirë në botë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

rashica gol beshiktash

VIDEO/ Rashica shënon këtë gol të bukur, por s’e shpëton dot Besiktasin nga humbja

Pep Guardiola

Cityt i prishet aeroplani, lojtarët do të udhëtojnë me autobus

girona

Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

nedim-Sassuolos,

Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e Sassuolos në “San Siro” (video)

manchester united

Manchester United, objektivi i madh për muajin janar quhet Gnabry. Super oferta gati…

montella

Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

INFO

NA NDIQ