Real Madridi rinovon kontratën me lojtarin që po cilësohet pasues i Carvajalit

ina-online
ina-online

12/03/2024

Real Madridi ka nënshkruar një kontratë të re me 16-vjeçarin spanjoll Jesus Fortea, marrëveshje kjo e cila tashmë do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.

Duke bërë këtë lëvizje Real Madridi ka siguruar shërbimet e njërit nga lojtarët më premtues të akademisë, i cili po konsiderohet si pasuesi ideal i Dani Caravajal pas pensionimit të këtij të fundit.

Pas skadimit të kësaj kontrate në 2026, Fortea do të mbush 18 vjet, që do të thotë se ai do të jetë i lirë që të rinovojë kontratën edhe për më shumë se tri vite.

I konsideruar gjerësisht si njëri prej talentëve me potencialin më të madh në futbollin spanjoll, Fortea siguroi kalimin tek Real Madridi rreth dy vite më parë pasi ishte pjesë e Atletico Madridit.

Ai u aktivizua tek grupmoshat U19 nën urdhrat e Alvaro Arbeloas, aty ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe i ka bindur të gjithë se është pasuesi ideal i Dani Carvajalit, dhe i ka të gjitha elementet që të zëvendësojë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Diario AS ka raportuar se tashmë madrilenët janë pajtuar me largimin e Vinicius Tobias, ndërsa do të synojnë që ta shesin përfundimisht edhe kartonin e Alex Jimenez i cili momentalisht është pjesë e Milanit në huazim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

Anceloti

Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Të gjithë menduan se Reali kishte vdekur, por duhet të dini se Reali nuk vdes kurrë

Pep Guardiola

“ Nuk pendohem për asgjë”/ Guardiola uron Realin pas kualifikimit

Ronaldo Al Nassr

Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit, por nuk do të marr aq para se pretendonte

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Bayern eliminon Arsenalin dhe kualifikohet tutje

Real Madrid's Brahim Diaz celebrates after he scored the opening goal during the Champions League round of 16 first leg soccer match between RB Leipzig and Real Madrid at the Red Bull arena stadium in Leipzig, Germany, Tuesday, Feb. 13, 2024. (AP Photo/Matthias Schrader)

Real Madridi e fiton dramën e madhe, e eliminon Man Cityn

champions-logo

Këto janë ndeshjet gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve

akil

Arrestohet Akil Gjakova

mbape real

Mbappen e pyesin mos ka ndërruar mendje për largimin, kjo ishte përgjigja e sulmuesit francez

INFO

NA NDIQ