Real Madridi po e konsideron Xabi Alonson si një opsion serioz për të zëvendësuar trajnerin italian, Carlo Ancelottin.
Sipas raporteve të fundit të mediave spanjolle, bordi i Real Madridit, përfshirë presidentin Florentino Perez, e shohin Alonson si kandidatin ideal për këtë rol.
Florentino Perez thuhet të jetë veçanërisht entuziast, me raportet që sugjerojnë se ai “beson se Alonso është trajneri i përsosur i ardhshëm për Real Madridin”.
Suksesi i fundit i Alonsos me Bayer Leverkusen ka rritur më tej reputacionin e tij, duke e bërë atë një pretendentë të fortë.
Me të ardhmen e Ancelottit të paqartë, klubi duket i gatshëm ta bëjë Alonson zgjedhjen e tyre kryesore për të ecur përpara.
Megjithatë, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, beson fuqishëm se Alonso do të jetë trajneri i tyre edhe sezonin e ardhshëm.