Ndeshja ishte spektakolare, madje Dortmund befasoi me lojën dhe sulmin.
Por në fund gjigandët e futbollit botëror shënuan dy gola dhe fituan trofeun e 15.
Në 45 minutat e para të mbyllura në barazimin e bardhjë 0-0 ajo që mbeti në mëndje ishte paraqitja e Dortmundit dhe e portierit madrilen Courtois i cili ishte në lartësinë e duhur në disa raste, por edhe me fat, kur në një moment i erdhi në ndihmë shtylla pingule.
Fillimi i pjesës së dytë ishte po i njëjti, me një lojë që u kontrolluar nga ekipi i Terziç që vazhdoi me raste të shumta, por ai që i prish ëndrrën është pikërishtë mborjtësi Karvahal, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 74-t.
Ishte ky gol që prishi ekuilibrat e takimit dhe nën presionin e një ndeshjeje që i iku nga duart, gjermanët gabojnë pak minuta më pas duke i dhuruar një shans Vinicius Junior i cili nuk mund të gabonte, dhe 8 minuta nga fundi vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së Ancelotit.
Një fitore eksperience dhe tipike e madrilenëve që reagojnë gjithmonë kur kundërshtari ka mbaruar energjitë e tij për të ndëshkuar dhe për të mbyllur këtë edicion fantastik duke u kurorëzuar për herë të 15-të kampione e europës dhe njëkohësisht duke mbyllur një edicion pa humbje në Champions League.