Reali i ofron katër lojtarë për Pogban

0

Reali i ofron katër lojtarë për Pogban

“Los Blancos” janë të interesuar për mesfushorin francez, për të cilin janë të gatshëm të bëjnë sakrifica

Real Madridi duket se është më i interesuar se kurrë më parë për Paul Pogban.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se “Los Blancos” janë të gatshëm t’i ofrojnë katër futbollistë për mesfushorin francez, përcjell “Gazeta Express.

Në fakt, Mbretërit mund të heqin dorë nga Martin Odegaard, James Rodriguez, Lucas Vazquez e Brahim Dia, vetëm për të arritur deri tek ylli i Manchester Unitedit.
Së fundmi, Juventusi hoqi dorë përfundimisht nga interesimi për ish-futbollistin e tij.

Prandaj, Reali mbetet kandidati i vetëm për transferimin e kampionit të botës me Francën.

Pogba e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Old Traffordi” edhe verën e kaluar. /Gazeta Express/