Reali me një penallti kontraverse shkon në gjysmëfinale

0

Shumë spektakël sonte në Santiago Bernabeu dhe shumë emocione
Një çerekfinale që do të mbahet mend gjatë në botën e futbollit.
Juventus ka bërë njërën prej paraqitjeve më të mira në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e dytë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E tërë kjo duket se ka ardhur nga frymëzimi që juventinët e morën nga Zonja e Vjetër në ndeshjen e mbrëmshme ku Roma eliminoi Barcelonën.
Juventus filloi rikthimin shumë herët, që në minutën e parë ku shënoi Mario Mandzukic.

Mandzukic ishte autor edhe i golit të dytë, të cilin po ashtu e shënoi me kokë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 për Juventusin.
Në pjesën e dytë prapë Juventus e filloi më mirë.