Reali mposht Sevillan dhe merr kreun

0

Reali i Madridit i falet brazilianit Casemiro në takimin e “Santiago Bernabeut” ndaj Sevillas. Braziliani 27-vjeçar, një pikë kyçe dhe e palëvizshme në formacionin e Zinedine Zidane rezultoi “heroi” i “Los Blancos” në fitoren 2-1 ndaj andaluzëve.

Ai shënoi golin e parë të takimit në minutën e 57-të dhe atë të fitores në të 69-tën, teksa për Sevillan kishte barazuar përkohësisht holandez Luk de Jong (64’). Reali kishte mungesa të rëndësishme në formacion, duke nisur që nga Ramos, Asensio, Hazard e Valverde, ndërsa Bale nuk ishte grumbulluar e Benzema e nisi nga stoli. Gjithsesi, “Los Blancos” ia dolën të mposhtnin një kundërshtar të fortë, duke u ngjitur madhe në vendin e parë, me 3 pikë më shumë se Barcelona, që luna këtë të diel në mbrëmje me Granadan në “Camp Nou”.